Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka përuruar një xhami në sheshin Taksim, Stamboll – planet për të cilën ndezën një valë protestash në vitin 2013.
Mijëra njerëz morën pjesë në ceremoni, me disa që kryenin ritualet fetare në shesh pasi xhamia ishte mbushur.
Xhamia shfaqet pranë një hapësire publike që shihet tradicionalisht si një simbol i republikës laike turke. Ajo zë 4.000 persona.
“Xhamia Taksim tani zë një vend të shquar midis simboleve të Stambollit. Dashtë Zoti, do të qëndrojë deri në fund të kohës”, ka thënë Erdogan.
Ai gjithashtu i ka thënë turmës se ndërtimi i xhamisë ishte një fitore ndaj protestuesve që kishin kundërshtuar sheshin Taksim të kishte ndonjë lloj toni fetar, duke shtuar se “asgjë nuk mund ta ndalojë këtë iniciativë tani”.
Erdogan fillimisht foli rreth dëshirës për të patur një xhami në sheshin Taksim kur ai ishte kryetari i Bashkisë së Stambollit në vitet 1990.
Por ndërsa Turqia është një vend me shumicë myslimane, kritikët e kanë akuzuar Erdoganin për përpjekje aktive për të zhvendosur bazën laike të Turqisë.
Planet në vitin 2013 për të ndërtuar xhaminë në parkun Gezi të Stambollit, në zonën e sheshit Taksim, ndezën një valë protestash – si në qytet, ashtu edhe protesta të solidaritetit në të gjithë botën. Ajo që filloi si një protestë kundër rizhvillimit të zonës shpejt u kthye në një shprehje më të gjerë të zemërimit kundër politikave të qeverisë dhe atë që ata e panë si autoritarizmin në rritje të Erdoganit./GazetaSinjali/