image Erdogan paralajmëron tërheqjen nga Traktati i Montreuxit

Evropë

Erdogan paralajmëron tërheqjen nga Traktati i Montreuxit

news image

104 admiralë turq që janë në pension e sfiduan publikisht presidentin e tyre, Recep Tayyip Erdoğan në një letër të hapur për komplotin e një grusht shteti ku 10 prej tyre përfunduan në burg për shkak të kësaj akuze, shkruan New York Times, transmeton Gazeta Sinjali.

Nuk ishte e rastit që episodi erdhi ndërsa Erdogan e gjeti veten në mes të një peisazhi politik më intensiv të karrierës së tij, pasi që keqësimi i pandemisë dhe ekonomisë e kanë lënë atë të rrëshqasë në sondazhet e opinionit edhe kur ai grumbullon më shumë kompetenca.

Për t’i frymëzuar anëtarët besnik të partisë, Erdogan është rikthyer përsëri për të paralajmëruar një nga idetë e tij të preferuara të mëdha: ndërtimi i një kanali përmes Stambollit, nga Deti i Zi në Detin Marmara për të hapur një rrugë të re transporti paralele me Bosforin e ngushtë.

Sipas New York Times, përdorimi i atyre rrugëve ujore natyrore drejtohet nga Konventa Montreux, një traktat ndërkombëtar i nënshkruar në vitin 1936. Krahas mbështetjes së tij për projektin e ndërtimit të kanalit, Erdogan ka sinjalizuar se ai mund të heqë dorë nga traktati. Alarmi nuk vonoi të ndiqte.

Sipas traktatit, Turqia ra dakord për kalimin e lirë të anijeve civile dhe tregtare por një kontroll të rreptë të anijeve luftarake, veçanërisht të fuqive të jashtme, të cilat kanë mbajtur paqen në rajon.

Ndër të parët që kundërshtuan me forcë ishin admiralët në pension të Turqisë, të cilët fundjavën e kaluar vunë emrat e tyre në një letër të hapur duke paralajmëruar se Konventa e Montreux ishte një dokument i rëndësishëm themelues për sigurinë dhe sovranitetin e Turqisë dhe nuk duhej të vihej për debat.

Admiralët janë larg nga kundërshtarët e vetëm të kanalit. Të tjerët përfshijnë kryebashkiakun e njohur të Stambollit, Ekrem Imamoglu, së bashku me ambientalistët, ekologjistët dhe planifikuesit urban.

Por admiralët ngritën zemërim të veçantë nga Erdogan, qeveria e të cilit u tërhoq shpejt.

Dhjetë nga nënshkruesit u arrestuan të hënën dhe katër të tjerë nuk u burgosën për shkak të viteve të tyre të përparuara. Erdogan i akuzoi ata për komplotin e një grushti shteti, një akuzë toksike pas katër vjetësh me mijëra ndalime dhe spastrime që nga grushti i fundit i dështuar i shtetit.

Shumica e analistëve thanë se Erdogan dhe këshilltarët e tij e dinin pamundësinë e ndryshimit të Konventës Montreux, por që politikani veteran po e përdor çështjen për të ngritur një stuhi.

“Është mënyra e qeverisë për të lobuar për kanalin”, tha Asli Aydintasbas, një anëtar i vjetër i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme./Gazeta Sinjali/