Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se qeveria izraelite “e varur nga lufta” nuk duhet të lejohet të shkaktojë një përshkallëzim të ri të dhunës në rajon.
Deklaratat e tij u bënë gjatë një konference të përbashkët për media në Stamboll me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, pas bisedimeve dypalëshe mes dy vendeve.
Erdogan theksoi se Turqia mbështet çdo nismë që synon uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e konflikteve përmes diplomacisë, duke shtuar se stabiliteti rajonal duhet të jetë prioritet.
Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me “vendet vëllazërore”, veçanërisht Pakistanin, në forcimin e paqes dhe prosperitetit në rajon.
Në aspektin e marrëdhënieve dypalëshe, presidenti turk tha se Ankaraja synon të thellojë bashkëpunimin me Islamabadin në fusha si energjia, transporti, mineralet kritike dhe teknologjia e informacionit.
Sipas tij, qëllimi është krijimi i një klime ku të gjithë popujt e rajonit të jetojnë në paqe dhe siguri, pavarësisht përkatësisë fetare apo etnike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!