Pak orë nga samiti vendimtar i Berlinit, presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan pas largimit nga Turqia drejt Gjermanisë u hodh në sulm ndaj Greqisë dhe kryeministrit të saj.
Presidenti turk tha se Athina është në një pozitë shumë të vështirë sepse nuk ishte e ftuar në takim. Ai u shpreh se “Turqia e ka çmendur Greqinë”.
Duke ju referuar Kyriakos Mitsotakis, ai tha se Kryeministri grek po “luante lojën e gabuar” dhe se “hapat që ai po ndërmerr nuk janë të drejtë”.
Presidenti turk ka akuzuar komunitetin ndërkombëtar se nuk ka reaguar siç duhet ndaj sulmeve të “grushtit të shtetit” nga Haftar.
Ai pohoi se “organizatat terroriste si ISIS dhe al-Kaeda kanë rikthyer terren në Libi dhe sulmet e tyre kërcënojnë të gjithë pellgun mesdhetar” dhe se “Turqia ka çelësin për paqen në Libi”. /Gazeta Sinjali/