Erdogan i quajti “mistrecë” aleatët e tij dikur të afërt në një tubim të fundit të mbështetësve të tij në qytetin Sivas.
“Nëse e ruajmë të fortë vëllazërinë tonë, atëherë farërat e trazirave nuk mund të rriten,” tha ai.
Gjatë dy javëve të fundit, zoti Erdogan ka vizituar bastionet e tij elektorale në atë që konsiderohet një përpjekje për të parandaluar përpjekjet për të përçarë partinë e tij në pushtet, AKP.
Javën e kaluar, AKP dëboi ish-kryeministrat Ahmet Davutoglu dhe Abdullah Basci, dhe dy aleatë të tjerë të ngushtë. Davutoglu njoftohet se është pranë krijimit të një partie rivale.
“Nuk ka vend për kritikë” brenda AKP-së, tha zoti Basci.
“Ne do të vazhdojmë të flasim për gënjeshtrat. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me kombin dhe të ngremë zërin.” Presidenti turk Erdogan gjithashtu po përballet me një sfidë nga Ali Babacan, ish-zëvendës kryeministër dhe ish zyrtari i tij më i lartë për ekonominë, i cili pritet të themelojë një parti të re në muajt e ardhshëm. Zoti Babacan gëzon mbështetjen e ish-presidentit Abdullah Gul, dikur një aleat i afërt i Erdogan./