image Era Istrefi “pushton” rrjetin me pamjen e re

Bota e Yjeve

Era Istrefi “pushton” rrjetin me pamjen e re

news image

Ylli i muzikës shqiptare, Era Istrefi, është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes me një postim që ka bërë bujë në Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.

E njohur për stilin e saj të veçantë dhe pamjen e gjithmonë të kuruar, këngëtarja u shfaq më atraktive se kurrë, e veshur me pantallona të gjera dhe qëndrim sfidues që reflekton vetëbesim dhe forcë.

Në sfond shihen disa vajza të tjera, por pa dyshim e gjithë vëmendja u përqendrua tek Era. Ndjekësit kanë vënë në pah linjat e saj të tonifikuara dhe sharmin e natyrshëm që ajo transmeton.

Postimi është shoqëruar me një varg nga kënga e saj më e re “Pruana”, në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ Dagz.

“Me t’lon, qa m’kishe bo-o-o?” – një frazë që shumë ndjekës e interpretuan si një mesazh i drejtpërdrejtë fuqie femërore apo edhe si një thumb.

Vetëm pak minuta pas publikimit, fotoja mori mijëra pëlqime dhe komente, duke dëshmuar edhe një herë se Era mbetet një nga artistet më të pëlqyera dhe më ndikim në rrjetet sociale.

View this post on Instagram

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/