Eprori i lartë i Policisë së Kosovës, Mendim Daka dyshohet se sot është përfshirë në një përleshje, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç mëson Gazeta Sinjali, zyrtari policor është përfshirë në një përleshje me pjesëtarë të sigurimit fizik të qendrës tregtare “Grand Store” në Prishtinë.
E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur para një ore në këtë qendër tregtare.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/