Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se të martën Kuvendi do të mbajë seancë të veçantë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo seancë e cila nis me fillim të orës 10:00 mbahet për nder të 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Epopeja e UÇK-së e cila tashmë tradicionalisht mbahet me 5, 6 dhe 7 mars, shoqërohet me një sërë aktivitetesh të shumta, ku nderohen dëshmorët me homazhe të shumta, organizohen akademi dhe në fund edhe ndizen flakadanët e lirisë.
Ajo i kushtohet flijimit të familjes Jasharit dhe komandantit legjendar Adem Jasharit, të cilët pas një beteje heroike me forcat policore e ushtarake, me 5, 6 dhe 7 mars ranë duke mbrojtur pragun e shtëpisë në Prekaz të Skenderajt.
Për 26-vjetorin e Epopesë, Qeveria e Kosovës e ka publikuar edhe agjendën lidhur me aktivitet që do të mbahen të cilën mund ta shihni edhe më poshtë: