image Epidemiologu: Suedia do ta ketë më të lehtë përballimin e një vale të dytë të koronavirusit

Botë

Pandemia/ Epidemiologu: Suedia do ta ketë më të lehtë përballimin e një vale të dytë të koronavirusit

news image

Ekspozimi më i madh i qytetarëve ndaj koronavirusit në Suedi, krahasuar me pjesën më të madhe të shteteve të tjera në botë, mund të ndikojë që ky shtet t’i bëjë ballë më lehtë një vale të dytë të infeksionit.

Kështu është shprehur epidemiologu nga Suedia Anders Tegnell, sipas të cilit kufizimet më të vogla të vendosura në këtë shtet tashmë po japin rezultate.

“Ka funksionuar në disa aspekte. Ka funksionuar sepse sistemi ynë shëndetësor ka qenë në gjendje ta përballojë deri tani këtë pandemi. Gjithmonë kemi pasur të paktën 20% të lirë të shtretërve të kujdesit intensiv”, tha Tegnell.

Ai vlerëson se si pasojë e ekspozimit relativisht të madh të qytetarëve, deri tani, niveli i imunitetit mund të ketë arritur diku te 15-20% e popullatës në Stokholmit, për të cilën epidemiologu mendon se do të ndikojë në ngadalësimin e një përhapje të një vale të dytë të mundshme. Megjithatë, ai thekson se këto shifra nuk janë të mjaftueshëm për të arritur imunitetin e tufës. /Gazeta Sinjali/