Enver Hoxhaj lajmëroi kandidaturën e tij për të udhëhequr partinë – Partinë Demokratike të Kosovës – “kurdo” që mbahen zgjedhjet e reja “reale të PDK-së”.
Hoxhaj tha se po e shqyrton “seriozisht” që në zgjedhje e reja partiake – që ai quajti ato “realet” – do të kandidojë.
“Kurdo që mbahen zgjedhjet unë do ta shqyrtoj me seriozitet kandidaturën time, por kurdo që mbahen zgjedhjet…zgjedhjet reale të PDK-së në cdo nivel”, ka thënë Hoxhaj në Klan Kosova.
“Nëse më pyet se cila do të ishte platforma ime për një kryeminstër të PDK-së që do ta udhëhiqte vendin, unë e shoh mbrojtjen si prioritet të parë, e shoh sigurinë energjetike si prioritet të dytë, dhe shoh politikën e jashtme si prioritet të tretë”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!