image Enver Hasani: Rrezikova jetën për ta shpëtuar Spahiun më 1997, rrahej nga persona të armatosur

Sociale

Enver Hasani: Rrezikova jetën për ta shpëtuar Spahiun më 1997, rrahej nga persona të armatosur

news image

Ditëve të fundit ka pasur një përplasje mes analistit Nexhmedin Spahiu dhe ish-kryetarit të Kushtetueses, Enver Hasani në lidhje me renovimin e shtëpisë së Xhafer Devës dhe figurës së tij.

Është shumë pështiroseshe se si Enver Hasani përpiqet t’i vardiset Beogradit dhe veglave të tij në Kosovë përmes baltosje së Xhafer Devës madje duke keqpërfolur historianin nr.1 në botë Noel Malcolm”, kishte thënë analisti Nexhmedin Spahiu për ish-kryetarin e Kushtetueses, Enver Hasanin, më 12 shkurt.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar Hasani, i cili vendosi të tregojë një histori që kishte ndodh më 1997, në Tiranë, ku ishte i përfshirë Spahiu.

Prapë kjo lidhet me të mirat e mia ndaj tij, sikur te rasti Shkëlzenit. Bile ky Nexhi më ka borgj moral më shumë se Shkëlzeni: në vitin 1997, e kam dikund në ditarë datën e saktë, kam rrezikuar jetën time në Tiranë dhe e kam nxjerrë nga dora e disa njerëzve (7 ose 8 vetë, dy nga ta të armatosur me kallashnikovë), të cilët po e rrihnin në mënyrën më çnjerëzore që kisha parë ndonjëherë live”, ka thënë Hasani për Insajderin.

Kam hasur aty fare rastësisht dhe kam ndërhyrë, duke ua nxjerrur Nexhin e përgjakur nga dora e tyre. Ai e din pse e kanë rrahur”, ka vazhduar tutje profesori i të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

/GazetaSinjali/