Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se e drejta për të bërë luftë i ka rregullat e veta, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Hasanit, lufta e UÇK-së është pranuar si e pastër edhe nga ata që e kanë formuar Gjykatën Speciale.
“Kosovës i është pranuar e drejta për luftë qysh kur në Kosovë janë parë pizgauerat e ushtrisë serbe që janë parë edhe në Bosnje. Nga ai moment lufta çlirimtare është njohur sikurse edhe popujve tjerë për dekolonizim. Lufta e UÇK-së është pranuar si e pastër edhe nga ata që e kanë formuar Gjykatën Speciale”, tha ai në RTV Dukagjini.
Po ashtu, ai u shpreh se Gjykata Speciale nuk mund të konsiderohet si gjykatë e Serbisë dhe se se lufta e UÇK-së nuk është njollosur as nga faktori ndërkombëtar.
Ai tha gjithashtu se aktakuza e Gjykatës Speciale dallon nga aktakuzat tjera që janë ngritura nga Haga.
“Ne nuk guxojmë ta konsiderojmë Specialen si gjykatë të Serbisë. Nëse veprojmë kështu atëherë do të krijonim një narracion se atë e do Serbia. Realiteti është tjetër. Mbetet për t’u parë origjina e provave. Ngjashmëritë më të mëdha të kësaj gjykate janë me rastin e Kamboxhias”, tha ndër të tjera Enver Hasani./Gazeta Sinjali/