Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, është përfshirë në ekipin më të mirë të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” nga ueb faqja për vlerësim dhe statistika “Who Scored”.
Shkupjani si bartës i lojës, ndihmoi përfaqësuesen e vendit të sigurojë balotazhin në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Bardhi në këtë cikël eliminator numëron 8 paraqitje për Maqedoninë e Veriut, ndërsa u vlerësua me notën 7.82.
Në mesfushë bashkë me Bardhin janë edhe Stiven Berghuis e Memphis Depay nga Holanda si dhe Dusan Tadic nga Serbia. Në sulm, në ekipin ideal janë përfshirë Harry Kane, Robert Lewandowski, ndërkaq në mbrojtje u përzgjodhën Joao Cancelo, Harry Maguire dhe Virgil Van Dajk.
Ndryshe tek portierët në ekipin ideal është zgjedhur Buchel nga Lihteshtajni.