image Eni Çobani ende e tensionuar me Agron Llakajn, nuk ia fal

Deklarat/ Eni Çobani ende e tensionuar me Agron Llakajn, nuk ia fal

news image

Avokatja e njohur Eni Çobani duket se vijon t’i mbajë mëri Agron Llakajt për imitimin që i ka bërë vazhdimisht në spektaklin e humorit “Al Pazar”.

E ftuar së fundmi në emisionin “Treshat”, Eni u pyet nëse Llakaj e bën të qeshë. “Jo!”-ishte përgjigja e saj e prerë, e cila la të kuptohej se marrëdhënia e tyre mbetet e tensionuar.

Risjellim në vëmendje se pak kohë më parë Eni deklaroi se do ta hidhte në gjyq aktorin e humorit. Por, ajo ndryshoi shumë shpejt qendrim. E ftuar në “Pop Culture”, Eni tha se kishte hequr dorë nga padia për Llakajn dhe shtoi se gëzonte respekt për të. Madje, ajo nuk ngurroi ta cilësonte si një humorist me një karrierë të jashtëzakonshme.

Mesa kuptohet, avokatja ka ndryshuar sërish qendrim.