Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit Xhafer Raqi, i cili është zhdukur që nga e enjtja e kësaj jave në Prishtinë.
Nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është bërë e ditur se ekipet kanë vazhduar operacionin deri në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 03:30, me angazhimin e ekipeve në terren, dronëve dhe motorëve.
78-vjeçari, banor i lagjes “Bregu i Diellit”, vuan nga demenca dhe është parë për herë të fundit rreth orës 08:00 të së enjtes.
Familjarët kanë bërë thirrje për ndihmë, duke kërkuar që çdo person që ka informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë në numrin +383 44 737 900.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!