image Ende s’ka shenja se Irani po bie dakord me planin amerikan për t’i dhënë fund luftës

Botë

Ende s’ka shenja se Irani po bie dakord me planin amerikan për t’i dhënë fund luftës

news image

Ende nuk ka shenja lëvizjeje nga Irani drejt një plani paqeje, të cilin e kanë paraqitur ShBA-të.

Nëse pranohet, ai do të përfundojë zyrtarisht luftën përpara se të fillojnë bisedimet për çështje më të diskutueshme, siç është programi bërthamor i Iranit.

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, tha të premten se ata presin një përgjigje brenda disa orësh.

Rubio u takua dje në Miami me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman al Thani, për të diskutuar nevojën për të “shmangur kërcënimet dhe për të promovuar stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë Lindjen e Mesme”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë që nuk e përmendi Iranin, raporton Sky News.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/