image Ende i ngujuar brenda objektit të komunës, Hetemi këqyrë 'seri' pak nga dritarja

Politikë

Ende i ngujuar brenda objektit të komunës, Hetemi këqyrë ‘seri’ pak nga dritarja

news image

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, po vazhdon të qëndrojë tash e 16 ditë brenda objektit të komunës.

Hetemi sot është parë duke vëzhguar nga dritarja, derisa jashtë qëndronin qytetarë serbë të mbledhur dhe pjesëtarë të KFOR-it, raporton mediumi “Kosovo-Online”.

Ndryshe, Hetimi u mirëprit sot në zyren e tij nga ministri i infrastrukturës, Librun Aliu.

“Me Kryetarin bashkëbiseduam për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët, respektivisht për projekte infrastrukturore në komunë, me ç’rast i ofruam mbështetje të parezervë”, ka shkruar ministri Aliu në llogarinë e tij.

Njëherit, Aliu ka falënderuar kryetarin Hetemi për disilpinën dhe profesionalizmit që po e tregojnë për çdo ditë në komunat veriore.

“E falënderoj Kryetarin Lulzim Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo ditë”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/