Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, është dashur t’i nënshtrohet një operacioni në këmbë.
E kjo për shkak të thyerjes që pësoi, ajo është dashur të ketë ndërhyrje, ndërsa edhe informoi fansat për një gjë të tillë.
Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka sjellë një video ndërsa vërehet lëndimi i rëndë i saj në këmbë.
“Katër javë nga operacioni”, ka shkruar Enca në mbishkrim.
Po ashtu, këngëtarja nuk e ka lënë anash të shpjegojë arsyen që nuk ishte aktive në rrjete sociale, ndërsa njofton se shumë gjëra të reja po vijnë.
“Për ata që pyesin, unë theva kyçin e këmbës para katër javësh, teksa pata një operacion. Kjo është arsyeja që nuk isha aktive në rrjete sociale”, shtoi artistja.
Kujtojmë se “Break Down” mban titullin hiti i fundit nga ajo, që erdhi në bashkëpunim me Don Xhonin./GazetaSinjali/