Këngëtarja e njohur, Enca i është bashkuar sfidës së momentit në Instagram, “më trego një foto.” Një ndjekës i ka kërkuar të publikojë një moment duke tymosur kanabis, shkruan Gazeta Sinjali.
Këngëtarja nuk e ka pasur problem të publikojë një video duke konsumuar lëndë narkotike brenda në makinë. Enca shprehet se kjo është një nga videot e saj më të turpshme dhe ju ka kërkuar fansave që të mos e gjykojnë.
“Kjo është videoja më e turpshme që kam për të publikuar ndonëjherë. Mos më gjykoni”, ka shkruar Enca përkrah videos.
Këngëtarja ka treguar edhe më herët se ajo ka provuar substancat narkotike dhe nuk e ka pasur problem ta ndajë këtë gjë me fansat e saj. / GazetaSinjali /