Këngëtarja Enca Haxhia para ca ditëve postoi një imazh me një mashkull në krahë, teksa lindën dyshimet e para se personi në fjalë ishte ish-konkurrenti i Për’puthen, Beart Rexhepi, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa sot, Enca ka postuar në InstaStory një imazh të saj nga një Hotel e po ashtu edhe një tjetër të Beartit.
Ndërkohë, Beart Rexhepi nga ana tjetër shihet i zhveshur në pjesën e sipërme, teksa pin një gotë shampanjë dhe mund të aludohet se dyshja janë në të njëjtin hotel.
Ndryshe, Enca Haxhiu nuk ka zbuluar ende se cila është arsyeja e shoqërimit të saj me ish të dashurin e Tea Trifonit. /Gazeta Sinjali/