COVID-19

Të infektuar

1194

Të shëruar

884

Të vdekur

31

Botë/ Emri Muhamed, më i popullarizuari i foshnjeve në Norvegji

news image

Emri Muhamed ka zënë vendin e parë si emri më i përdorur për foshnjat e gjinisë mashkullore në Oslo të Norvegjisë.

Sipas raportit të publikuar nga Zyra e Statistikave e Norvegjisë, emri Muhamed është regjistruar si emri më i përdorur në vitin 2019.

Në gjithë Norvegjinë, ‘’Jacob’’ ka qenë deri tash si emri më i shpeshtë në kryeqytetin norvegjez, pas ‘’Jacob’’ kanë qenë emrat ‘’Lucas’’ dhe ‘’Filip’’.

Emri Muhamed ishte më i popullarizuari edhe në qytetin suedez Malmo në vitin 2017, kur po i njëjti emër hyri në dhjetëshen e parë edhe në Britani dhe Uells, raporton AA, përcjell Gazeta Sinjali.


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: