image Emmerson: E gjithë UÇK-ja po sulmohet si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale

Drejtësi

Emmerson: E gjithë UÇK-ja po sulmohet si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale

news image

Avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veselit në Hagë, Ben Emmerson, ka thënë se Veseli po akuzohet vetëm për faktin se ka qenë pjesë e udhëheqësisë së UÇK-së.

Emmerson në seancën e Speciales ka shtuar se Prokuroria e Speciales po e ngarkon me akuza Veselin duke i dhënë atij përgjegjësi për çdo person që ka veshur uniformën e UÇK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

“Siç është thënë edhe në dosjen paraprake të ZPS-së, sa i takon akuzës kundër klientit tim, ajo është drejtuar vetëm për faktin se ai ka qenë pjesë drejtuese e UÇK-së. Me fjalë të tjera, për shkak të rolit që ai ka pasur, prezumimi i Prokurorisë është që ai duhet të jetë përgjegjës për çdo person që ka pasur veshur uniformën e UÇK-së, në çdo kohë”, ka thënë Emmerson.

Ai po ashtu tha se e gjithë UÇK-ja po atakohet si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale dhe jo vetëm të akuzuarit.

/GazetaSinjali/