image Emmanuel Macron: Kosova dhe Serbia të gjejnë një kompromis

Politikë

Emmanuel Macron: Kosova dhe Serbia të gjejnë një kompromis

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Francë. Sot ai do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron, raporton Gazeta Sinjali.

Para fillimit të këtij takimi, ata të dy kanë dalë në një konferencë të përbashkët për media.

Para gazetarëve, presidenti Macron iu bëri thirrje të gjejnë një kompromis.

“Kosova dhe Serbia të angazhohen si evropianë në gjetjen e një kompromisi që do t’i bëjë të mundur Beogradit dhe Prishtinës të kthehen te e ardhmja evropiane. Ky është interesi i Kosovës”, tha Macron./Gazeta Sinjali/