image Emisari Richard Grenell reagon pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese

Politikë

Emisari Richard Grenell reagon pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese

news image

I dërguari special i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, theksohet se Grenelli ka thënë se “mezi pret të vazhdojë punën me Kosovën”.

“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin – dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës – të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe punë në rajon”, ka thënë Grenell. /Gazeta Sinjali/