image Emisari Lajçak në Washington për të marrë përkrahjen e amerikanëve për dialogun Kosovë-Serbi

Politikë

Emisari Lajçak në Washington për të marrë përkrahjen e amerikanëve për dialogun Kosovë-Serbi

news image

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, për tri ditë ka qëndruar në Washington, ku tha se ka pasur takime produktive lidhur me bashkëpunimin mes BE-së dhe ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Lajçak ka thënë se në vizitën e tij ka pasur konsultime me partnerët amerikanë për gjetjen e një rruge përpara për dialogun Kosovë-Serbi.

“Sapo përfundova vizitën time tre-ditore në Uashington DC. Patëm një numër konsultimesh intensive dhe produktive për bashkëpunimin tonë BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak.

/GazetaSinjali/