image Emisari i dialogut në Berlin, diskuton për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Kosovë

Emisari i dialogut në Berlin, diskuton për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

news image

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar takime në Berlin me sekretaren e shtetit të Gjermanisë, Geza von Geyr, dhe këshilltarin për Politikë të Jashtme të kancelarit gjerman, Friedrich Merz, Gunter Sautter.

Në një postim në platformën “X”, Sorensen ka theksuar rëndësinë e këtyre takimeve për avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetje të fortë që Gjermania ofron në përpjekjet e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Gjithmonë mirë të jem në Berlin. Takime të para shumë të mira me sekretarin e shtetit Geza von Geyr dhe këshilltarin kryesor për Politikë të Jashtme të kancelarit Merz, Gunter Sautter. Diskutuam se si të çojmë përpara normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Mirënjohës për Gjermaninë për mbështetje ndaj përpjekjeve të BE-së,” ka shkruar Sorensen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/