image Emiratet e Bashkuara dhe Serbia i thellojnë ende marrëdhëniet, Vuçiqit i bëhet pritje e veçantë nga presidenti atje

Rajon

Emiratet e Bashkuara dhe Serbia i thellojnë ende marrëdhëniet, Vuçiqit i bëhet pritje e veçantë nga presidenti atje

news image

Presidenti i Serbisë është pritur miqësisht në Emiratet e Bashkuara Arabe nga presidenti i këtij vendi, MohamedBinZayed.

“Faleminderit për pritjen dhe miqësinë madhështore ndaj Serbisë. Mezi presim ardhjen tuaj në Beograd”, ka shkruar Vuçiq në Twitter.

E sheiku e ka falënderuar Vuçiqin. Po ashtu është nënshkruar edhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse të partneritetit strategjik mes Serbisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Kam pasur kënaqësinë të takohem me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për nënshkrimin e Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse të Partneritetit Strategjik ndërmjet dy vendeve tona, e cila bazohet në lidhjet tona të forta dypalëshe dhe premton të përmirësojë bashkëpunimin në të gjitha nivelet në të ardhmen”, ka shkruar ai në Twitter.

Serbia ka raporte të mira ekonomike e politike me një numër të madh të vendeve në Lindjen e Mesme.

/GazetaSinjali/