Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla është pritur sot në takim nga homologu i tij nga Emiratet të Bashkuara Arabe, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan.
Sveçla njoftoi se ky takim ka finalizuar arritjen e marrëveshjes së njohjes së ndërsjellë të patentë shoferëve mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Ky takim shënoi arritjen e marrëveshjes së njohjes së ndërsjellë të patentë shoferëve mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, marrëveshje kjo e cila do të lehtësojë punën dhe angazhimin e qytetarëve tanë në shtetet përkatëse”, ka shkruar ai.
Kreu i MPB-së, ka falënderuar ekipet punuese të dy shteteve tona që me përkushtim arritëm të finalizojnë Marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë të patentë shoferëve të cilën u nënshkrua sot.