image Eminem performon në "Oscars" këngën me të cilën fitoi para 17 vitesh

Muzikë

Ceremonia/ Eminem performon në “Oscars” këngën me të cilën fitoi para 17 vitesh

news image

Eminem ka befasuar publikun kur është shfaqur me performancë muzikore dje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai performoi këngën për të cilën iu nda çmimi ‘Oscar’ para 17 vitesh, “Lose Yourself”.

https://www.youtube.com/watch?v=yDOs6MNPECg&feature=emb_title

Shfaqja e Eminemit krijoi huti te audienca, të cilët pasi u këndellën filluan ta këndojnë së bashku këngën e artistit.

Kënga “Lose Yourself” ishte pjesë e filmit “8 Mile” të Eminemit, mirëpo Eminem atëbotë nuk kishte shkuar për ta pranuar këtë çmim, meqë për të, kjo ceremoni nuk kishte fare rëndësi.

 Madje vetë këngëtari ka pohuar se në kohën kur janë shpërndarë çmimet ai ka qëndruar në shtëpi për të shikuar filma të animuar me vajzën e tij./Gazeta Sinjali/