Emina del kundër koncerteve të Cecës në Mal të Zi: Burri i saj ka vrarë me mijëra njerëz të pafajshëm
Sinjali.com
25 Korrik 2023 20:48
Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj ka reaguar me një kundërpërgjigje për koncertet që Ceca, këngëtarja e turbofolkut serb do të ketë në Malin e Zi gjatë kësaj sezone.
Çunmulaj është shprehur se nuk është kundër muzikës, por kundër Cecas, të cilën e lë të nënkuptohej.
“Nuk jam kundër artit, nuk jam kundër muzikës se jam rritur me atë muzik në Mal të Zi dhe e dëgjoj. Por po valla, jam kundër me më ardhë dikush në breg të shtëpisë të më këndojë këtu që burri i saj ka vrarë me mijëra njerëz të pafajshëm. Por gjithkush ka të drejt në zgjedhjet e veta. Kaq prej meje”.
Në bazë të kalendarit, Ceca do jetë në Budva dhe disa qytete tjera të Malit të Zi përgjatë muajit gusht.