Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Itali. Shqiptari 28 vjeçar, Kreshnik Gockaj, ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës në ndërtim.
“Një punëtor 28-vjeçar me origjinë shqiptare, Kreshnik Gockaj, vdiq pas një aksidenti ndërsa po punonte në një kompani betoni në Altamura, në provincën e Barit. Tragjedia ka ndodhur këtë mëngjes, raporton Top Channel.
Mësohet se shqiptari ishte rrëzuar dhe është shtypur nga një makinë gurëthyese. Megjithë ndërhyrjen e policisë ka qenë e pamundur shpëtimi i jetës së punëtorit. Karabinierët dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ndërsa ngjarja po hetohet./Gazeta Sinjali/