image Emërohet kryeshefi i ri në detyrë i Trepçës

Kosovë

Emërohet kryeshefi i ri në detyrë i Trepçës

news image

Sot Hysen Vrajolli ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeshefit të ndërmarrjes publike “Trepça”, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa, në vendin e tij do të jetë Enes Muzaqi i cili po ashtu ka qenë anëtar i Bordit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Shyqyri Sadiku, anëtar i bordit të ndërmarrjes, i cili tha se pas mbledhjes së bordit, Muzaqi është zgjedhur si u.d. në krye të “Trepçës”.

“Po, sot kemi pasur mbledhje të bordit, realisht, dhe sot është emëruar u.d. Enes Muzaqi”, tha ai. /Gazeta Sinjali/