image Emërohet këshilli i ri i Qendrës Kinematografike të Kosovës

Film

Emërohet këshilli i ri i Qendrës Kinematografike të Kosovës

news image

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi priti sot në një takim drejtorin e QKK-së Arben Zhurku dhe anëtaret e rinj të Këshillit Drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Komuniata e MKRS-së bën të ditur se Këshilli Drejtues i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka këtë përbërje:

Arbnesha Grabovci, Jeton Zogjani, Luan Daka, Linda Shala dhe Burim Reçica, përfaqësues i MKRS-së

Gjatë këtij takimi ministrja Dumoshi foli për gjendjen aktuale të kinematografisë si dhe për sfidat nëpër të cilat po kalon aktualisht QKK.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të përkrahë në vazhdimësi QKK-në si nga ana profesionale dhe nga ajo financiare. MKRS do të jetë çdo herë mbështetja më e madhe e industrisë së filmit, pasi që filmat tanë po tregohen të suksesshëm në kinematografi evropiane duke sjellë çmime të njëpasnjëshme”, tha Dumoshi.

Në takim u diskutua edhe për ligjin e ri të QKK-së, i cili së shpejti do të kalojë në Qeveri për aprovim, thuhet në komunikatë./Gazeta Sinjali