Në seancën e sotme, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka emëruar anëtarin ndërkombëtar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë me mandat pesëvjeçar.
Kryetari i Komisionit për Arsim, Adrian Gola, tha se kjo çështje duhet të trajtohet me urgjencë sepse sipas tij, disa programe të doktoraturës rrezikojnë të mos mund të pranojnë studentë nëse nuk bëhet akreditimi i tyre.
Emërimi i këtij anëtari u bë me gjithsej 66 vota për, duke përfshirë këtu edhe disa vota nga deputetët e opozitës.
Tre anëtarët ndërkombëtar të KShC-së patën dhënë dorëheqje sepse refuzuan të deklaronin pasurinë sipas ligjeve të Kosovës./GazetaSinjali/