Janë emëruar edhe gjashtë zëvendësministra në dikasteret e Qeverisë Kurti II, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç mëson Gazeta Sinjali zv/ministrat janë emëruar në Ministrinë e Financave dhe Transfereve; Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rajonal; Komunitete dhe Kthim; Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe atë të Mbrojtjes.
Kështu, Qazim Rrahmani është emëruar zv/ministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.
Almir Veliji është emëruar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Gazmend Salijevic është emëruar në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është emëruar Senjur Veshall, në atë të Administrimit të Pushtetit Lokal është emëruar Avdulah Djesevic, kurse Adnan Redgeplar është emëruar në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ndërkaq, nga detyra e zv/ministrit është liruar Enver Dugolli, i cili angazhimin do ta vazhdojë si deputet./Gazeta Sinjali/