Ivan Radulloviq nga komuniteti serb, u zgjodh anëtar i bordit të RTK-së me 77 vota për, bashkë me Sead Mujovin, po ashtu nga komuniteti joshumicë, i cili mori 72 vota në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti Erxhan Galushi ka thënë se në votim kanë marrë pjesë 87 deputetë, ndërsa të pavlefshme janë tetë fletëvotime.
“Ivan Radulloviq dhe Sead Mujovi kanë fituar të drejtën për të qenë anëtarë të bordit të RTK-së”, tha Galushi.
Ndërsa për zgjedhjen e anëtarit të tretë të këtij bordi, nga komunitetet joshumicë, kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci, tha se duhet të shpallet konkurs, pasi që kandidatët nuk arritën t’i marrin votat e mjaftueshme./Gazeta Sinjali/