image Emërimi i ri nga SHBA-të për të arritur marrëveshjen Kosovë – Serbi

Kosovë

Dialog/ Emërimi i ri nga SHBA-të për të arritur marrëveshjen Kosovë – Serbi

news image

Eksperti i çështjeve politike në Ballkan, profesori amerikan Daniel Serwer, teksa ka komentuar  emërimin e Mathew Palmer si përfaqësues special i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, është shprehur se kjo gjë është një tendencë për të arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Server, kjo lëvizje taktike synon arritjen e një marrëveshjeje para nëntorit të vitit 2020, datë që përkon me zgjedhjet presidenciale në SHBA.

 “Pas emërimit, unë do të shpresoja për një politikë më të qartë të SHBA-së për shkëmbimin e territoreve dhe për një koordinim më të mirë me Evropën. Por kam frikë se kjo është një tendencë për të nxituar drejt arritjes së një marrëveshje përpara nëntorit të vitit 2020 kur edhe mbahen zgjedhjet presidenciale”, ka thënë Serwer për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

“Emërimi i një përfaqësuesi special nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë. Qëllimi është që ai të flas si përfaqësues dhe të ketë respekt më të madh pasi që do të flas direkt në emër të Sekretarit të Shtetit. Është e qartë që tregon qëllimin e SHBA-së për të pasur ndikim sa më të madh në rajon, dhe me siguri për të pasur një zgjidhje të problemit të Kosovës”, vijon eksperti amerikan.

Si do të tejkalohet kundërshtimi nga disa vende, veçanërisht nga Gjermania?”

“Unë pres që çështja e njohjes së Kosovës përmes idesë së shkëmbimit të territoreve do të kthehet prapë. Sido që të jetë, ajo mund të destabilizojë fqinjët e Bosnje e Hercegovinës” ka thënë Kukan teksa ka treguar kundërshtinë e tij për një ide të tillë të prekjes së kufijve.