Elvis Hoxha i Vetëvendosjes ka vazhduar me gjuhë polarizuese në një postim në Facebook.
Ai i është përgjigjur kritikave të opozitës dhe disa analistëve në lidhje me situatën në veri duke u shprehur se ata “haptas po e bëjnë mbështetjen e Vuçiqit”.
Hoxha ka bërë me faj opozitarët që kanë mbajtur në funksion strukturat paralele serbe.
“Mund të heshtnin për të na treguar se kanë kuptuar diçka nga fajet që kanë kryer mbi shtetësinë e Kosovës. Por jo! I shkojnë fajit deri në fund”, tha Hoxha.