image Elton John humb shikimin: Nuk mund shoh asgjë, nuk mund të lexoj asgjë

Muzikë

Elton John humb shikimin: Nuk mund shoh asgjë, nuk mund të lexoj asgjë

news image

Legjenda e muzikës Elton John nuk e uli kurrë kokën përballë vështirësive. Edhe tani, duke u përballur me probleme shumë të rënda me sytë, nuk i humbet oreksi dhe disponimi për punë.

Pak kohë më parë, artisti tregoi se një infeksion që pësoi gjatë verës në syrin e djathtë i shkaktoi një infeksion, i cili ndikoi në shikimin e tij.

Të dielën, më 1 dhjetor, Elton John mori pjesë në “The Devil Wears Prada: The Musical”, për të cilën ai shkroi muzikën, por nuk ishte në gjendje ta shihte shfaqejen atë për shkak të problemit të syve. 

“Siç e dini, kam pasur probleme me sytë dhe tani kam humbur shikimin. Nuk arrita ta shikoja shfaqjen, por më pëlqeu”, tha ai, raporton Daily Mail.

Elton John mbetet aktiv, duke mos lejuar që problemi i shikimit ta kufizojë atë duke qënduar vetëm në shtëpinë e tij.

Muzikanti ende shkon në studio, regjistron dhe punon, edhe nëse nuk sheh.

Në një intervistë në fillim të nëntorit, ai konfirmoi në një intervistë për “Good Morning America” se ka humbur shikimin në syrin e djathtë, por as i majti nuk është në gjendjen më të mirë.

Më goditi disi dhe nuk mund të shoh asgjë. Unë nuk mund të lexoj asgjë, nuk mund të shikoj asgjë. Syri i majtë nuk është më i mirë”, kishte thënë ai.

Për momentin gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe mjekët i bëjnë thirrje që të jetë i durueshëm dhe të ndjekë trajtimin e tij.

“Ka shpresë dhe inkurajim se do të jetë mirë, por unë jam i bllokuar tani“, përfundoi Elton John.

/GazetaSinjali/