image Elon Musk s’e humb rastin, tallet pasi platformat e Meta-s ranë nga sistemi

Aplikacione

Elon Musk s’e humb rastin, tallet pasi platformat e Meta-s ranë nga sistemi

news image

Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, i cili ka në pronësi edhe platformën sociale X [ish-Twitter], ka reaguar pasi platformat sociale nën ombrellën e Meta-s që udhëhiqet nga Mark Zuckerberg, ranë nga sistemi sot pasdite, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në X, Musk u tall me problemet e Facebook, Messenger, Instagram e Threads.

Nëse po e lexoni këtë postim, është për shkak se serverët tanë po punojnë”, shkroi ai.

Ndryshe, rrjetet sociale në internet, Facebook dhe Instagram, janë kthyer në sistem, pasi kishin rënë nga sistemi për më shumë se një në pasditen e së martës duke trazuar miliona përdorues në mbarë botën.

Meta, e cila ka në pronësi të dy platformat, kishte konfirmuar se po përballej me probleme, pasi miliona përdorues u shkyçën nga llogaritë e tyre papritmas dhe nuk arritën të kyçeshin për më shumë se një orë.

“Jemi në dijeni për një problem me qasjen në Facebook. Inxhinierët tanë janë duke punuar për të zgjidhur këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur”, kishte njoftuar më herët kompania me bazë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

/GazetaSinjali/