image Elon Musk i kërkon Macron-it të shpjegojë arsyet e arrestimit të kreut të Telegramit

Teknologji

Elon Musk i kërkon Macron-it të shpjegojë arsyet e arrestimit të kreut të Telegramit

news image

Themeluesit të rrjetit Telegram, Pavel Durov, i është zgjatur sërish masa e ndalimit deri më 28 gusht.

Kështu kanë raportuar agjencia e lajmeve AFP.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se ndalimi i Pavel Durov, në një aeroport pranë Parisit ka ndodhur pa ndonjë motiv politik.

Tutje, ai ka thënë se arrestimi ishte pjesë e një hetimi më të gjerë gjyqësor.

Menjëherë pas kësaj, Elon Musk, shefi i platformës X, i ka kërkuar Macron-it që të zbardhen motivet e arrestimit të Durov.

“Do të ishte mirë që publiku global të kuptojë më shumë detaje mbi arsyet e këtij arrestimi” ka shkruar Musk, poshtë një postimi të Macron në rrjetin X.

Për këtë rast, Durov, ka thënë më parë se është vënë nën presion nga SHBA-ja dhe se ndiqej nga FBI-ja dhe agjenci të tjera gjatë gjithë kohës.

Kujtojmë që, Durov, është akuzuar për një hetim për vepra që lidhen me mashtrim, trafikim me drogë, krim të organizuar dhe promovim të terrorizmit.

/GazetaSinjali/