image Elon Musk do t'u japë fund ndihmave për Ukrainën, e ndalon internetin falas

Botë

Elon Musk do t’u japë fund ndihmave për Ukrainën, e ndalon internetin falas

news image

Interneti satelitor i Starlink që është i miliarderit Elon Musk, nuk do t’u ofrohet më falas ukrainasve dhe sipas raportimeve të CNN, Musk i ka kërkuar Pentagonit që të paguajë për të.

Lajmi vjen disa ditë pasi që ambasadori i Ukrainës Andrij Melnyk ka kundërshtuar propozimin e Elon Musk se pushtimi rus i Ukrainës mund të përfundonte, ndër të tjera duke e lejuar zyrtarisht që Rusia të aneksoi Krimenë.

Musk ka thënë se ai “thjesht po ndjek rekomandimin” e ambasadorit të Ukrainës.

Starlink ka qenë një burim jetik i komunikimit për ushtrinë ukrainase me rreth 20 mijë donacione me një kosto prej “80 milionë dollarësh dhe do të kalojnë 100 milionë dollarët deri në fund të vitit”, shkroi Musk të premten në Twitter.

CNN ka raportuar se SpaceX kërkoi që Pentagoni të paguajë për përdorimin e Starlink nga Ukraina, pagesë kjo që mund të kushtojë afërsisht 120 milionë dollarë për pesën tjetër të vitit.

Drejtoi i shitjeve qeveritare të SpaceX, i ka shkruar Pentagonit se nuk janë në gjendje që të dhurojnë terminale falas në Ukrainë ose që të financojnë terminale ekzistuese për periudhë të pacaktuar kohore.

“Ne nuk jemi në gjendje të dhurojmë më tej terminale në Ukrainë, ose të financojmë terminalet ekzistuese për një periudhë të pacaktuar kohore.” i ka shkruar Elon Musk, Pentagonit.

/GazetaSinjali/