Këngëtari i njohur shqiptar, Elgit Doda, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka njoftuar se do të sjellë këngë të re, shkruan Gazeta Sinjali.
Doda madje ka dhënë edhe disa detaje rreth këngës.
Artisti ka treguar se kënga titullohet “Vetëm” dhe do të publikohet nesër në orën 17:00.
Kënga nuk dihet nëse do të jetë baladë, siç jemi mësuar ta dëgjojmë Elgitin.
Ky do të jetë edhe projekti i parë muzikor për këtë vit për Elgitin. Projekti i fundit nga këngëtari ishte “Ka miq si ti”, i cili u pëlqye shumë nga publiku.