image KQZ ka aprovuar mbi 35 mijë aplikacione për votim nga diaspora

Kosovë

KQZ ka aprovuar mbi 35 mijë aplikacione për votim nga diaspora

news image

Deri më tani për votim në zgjedhjet e 14 shkurtit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar rreth 65 mijë qytetarë nga diaspora, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, rreth 32 mijë e 200 prej tyre janë aprovuar nga ky komision.

“Që nga koha kur ka filluar aplikimi për votim në zgjedhjet e 14 shkurtit, deri sot, në orën 12:00, në sistem janë futur rreth 65 mijë aplikacione nga diaspora. Të aprovuara janë rreth 35 mijë e 200 aplikacione. Janë rreth 85 mijë e-maila të pahapura”, ka deklaruar Elezi për Gazetën Sinjali.

Ndërkaq, për bashkatdhetarët që janë ankuar se kanë pranuar thirrje gjatë orëve të vona të natës, Elezi tha se kjo është bërë për shkak të zonave të ndryshme kohore. Mirëpo, tha se në rast se aplikuesit nuk lajmërohen në orarin e rregullt, ata do të kontakohen nga KQZ edhe pas këtij orari.

“Deri më tani ne kemi kontaktuar me mijëra aplikues. KQZ ka miratuar vendimin përmes të cilit, qendra e thirrjeve, do të kontaktojnë aplikuesit me zona të ndryshme kohore. Aplikuesit do të kontaktohen përgjatë orës lokale të orarit të rregullt. Në rast se nuk lajmërohet, ne do i kontaktojmë prapë edhe pas orarit të rregullt”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/