image Elezi: Gjashtë subjekte politike do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kosovë

Elezi: Gjashtë subjekte politike do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit

news image

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë se deri më tani kanë pranuar aplikimin nga gjashtë subjekte politike për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë që kërkojnë të çertifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje deri më tani është 104.

Subjektet politike që kanë paraqitur aplikimin e tyre deri më tani janë: • Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (33 kandidatë);

• Jedinstvena Goranska Partija (16 kandidatë);

• Srpska Lista (20 kandidatë);

• Romani Iniciyativa (12 kandidatë);

• Ujedinjena Zajednica – Adrijana Hodzic (13 kandidatë);

• Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (10 kandidatë). /Gazeta Sinjali/