Ratchadawan Puengprasoppon është zgjuar të shtunën në mëngjes pasi kishte dëgjuar krisma. Kishte shkuar deri në kuzhinë ku aty hasi në një elefant i cili po kërkonte ushqim.
Elefanti kishte rrënuar murin duke i shkaktuar dëme në vlerë prej 2 mijë eurove. Ratchadawn kishte filmuar tërë ngjarjen, transmeton Gazeta Sinjali.
Nuk është hera e parë që elefantët në shtetin e Tajlandës i afrohen pronave ku banojnë njerëzi, ngase ata e ndiejnë aromën e ushqimit, shkruan Gardian.
Joshua Plotnik, profesor i psikologjisë në New York, i cili studion popullatën e elefantëve, deklaron se ka ndodhur shpesh që elefantët të cilët jetojnë në parqet nacionale, largohen nga zonat e tyre, në kërkim të misrit dhe sheqerit.
Sipas psikologut, këto dëme të cilat krijohen nga elefantët krijojnë frustrim te fermerët. Ai thotë se këto incidente janë bërë të zakonshme, ngase elefantëve u është zvogëluar sasia e ushqimit, pasi që njerëzit po shkatërrojnë mjediset e tyre.
“Shumica e fermerëve kanë simpati për elefantët. Ata janë të frustruar me këtë gjë dhe dëshirojnë një zgjidhje. Kjo është një çështje e vështirë për fermerët dhe elefantët”, ka thënë ai.
Kurse ,në Kinë është një storie e cila qarkullon në popullatë që një elefant ka udhëtuar 15 muaj larg habitatit të tij, duke hyrë në fushat e mbjella me ushqim dhe duke i shkatërruar./Gazeta Sinjali/