Një i burgosur është ekzekutuar, pasi akuzohej për rrëmbimin, përdhunimin dhe mbytjen e një studenteje 19-vjeçare, ngjarje që ka ndodhur në vitin 1998.
Larry Swearingen 48-vjeçar, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurëse në Teksas, pasi shteti nuk arriti ta ekzekutonte atë në pesë raste të mëparshme.
Fjalët e fundit të Swearingen në dhomën e ekzekutimit ishin: “Zot fali ata. Ata nuk dinë se çfarë bëjnë”.
Avokatët e tij kanë argumentuar se provat shkencore – përfshirë ADN-në nën thonjtë e viktimës, nuk ishin ato të Swearingen, dhe duhet ta kishin shfajësuar atë.
Por prokurorët kanë pohuar se provat dëshmuan se ai ishte fajtor.
Ata thanë që ADN-ja mund të vinte nga prishja e provave.
Ai u shpall fajtor në vitin 2000 për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e Trotter, e cila u zhduk në dhjetor 1998 dhe u gjet e vdekur në një zonë me pyje të dendur në Pyllin Kombëtar Sam Houston në Teksas, 25 ditë më vonë.