image Ekuadori, pritet të falë mijëra të burgosur pas trazirave ku mbetën të vdekur 118 persona

Botë

Ekuadori, pritet të falë mijëra të burgosur pas trazirave ku mbetën të vdekur 118 persona

news image

Ekuadori planifikon të falë dhe të zbusë mijëra dënime në mënyrë që të lirojë hapësirën në burgjet e vendit, pas një trazire vdekjeprurëse në një burg në qytetin bregdetar të Guayaquil këtë javë.

Drejtori i agjencisë së burgjeve të Ekuadorit, SNAI, Bolivar Garzon, tha të premten se deri në 2,000 të burgosur, përfshirë të moshuar, gra dhe ata me aftësi të kufizuara dhe sëmundje terminale, do të kenë përparësi në listën e faljeve për lirim derisa shtetasit e huaj do të dëbohen.

“Për momentin, 82 raste janë duke u përpunuar”, tha Garzon, duke shtuar se SNAI do t’i dorëzonte të huajt te qeveria ekuadoriane për të mbikëqyrur riatdhesimin e tyre.

Hetimet janë ende duke vazhduar në burgun Litoral në Guayaquil, pasi përplasjet e dhunshme midis bandave rivale në objektin e sigurisë së lartë kanë lënë të vdekur 118 të burgosur dhe disa të plagosur të martën, raporton CNN.

Sipas ministres së Brendshme të Ekuadorit, Alexandra Vela, ekipi i kriminalistikës i Policisë Kombëtare ka arritur të identifikojë 41 viktima dhe po punon për identifikimin e 77 kufomave të tjera. /GazetaSinjali/

Relatives of prisoners await news outside the Litoral penitentiary in Guayaquil on September 29.