image Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh

Kosovë

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh

news image

Një shtetas i Kosovës, i kërkuar nga autoritetet vendore përmes një urdhërarresti ndërkombëtar të INTERPOL-it, është ekstraduar nga Italia në Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 23 korrik 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari ishte arrestuar më herët nga autoritetet italiane, pasi ndaj tij ishte lëshuar letërreshtim ndërkombëtar nga institucionet e Kosovës për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Policia ka bërë të ditur se personi i kërkuar dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë, ndërsa pas ekstradimit është dorëzuar te njësitë përkatëse policore në rajonin e Prishtinës për vazhdimin e procedurave ligjore.

Autoritetet kanë vlerësuar se ky operacion është realizuar falë bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Italisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për kapjen dhe sjelljen para drejtësisë të personave të kërkuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/