image Ekspozoi armën në rrugë në Prishtinë, Policia bastis banesën dhe sekuestron pistoletë me fishekë

Siguri

Ekspozoi armën në rrugë në Prishtinë, Policia bastis banesën dhe sekuestron pistoletë me fishekë

news image

Një armë zjarri, fishekë dhe një karikator janë sekuestruar gjatë një kontrolli policor në Prishtinë, pasi Policia kishte pranuar informata për një person që dyshohet se kishte ekspozuar armë në rrugë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 25 qershor, rreth orës 17:00, në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Burimet bëjnë të ditur se pas pranimit të informatës, Policia ka siguruar disa video-incizime ku shihej një person me armë në dorë.

Pas informacioneve shtesë për vendbanimin e të dyshuarit, njësitet policore kanë shkuar në një banesë në këtë rrugë, ku kanë kontaktuar personin e dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rreth orës 20:00 është realizuar kontrolli në banesë, ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e kalibrit 9×19 mm, 15 fishekë dhe një karikator.

Sipas burimeve, personi te i cili është gjetur arma nuk përputhej me personin që shihej në video-incizimet e pranuara nga Policia.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/